Institucioni më i madh I futbollit në botë, FIFA, ka publikuar sot renditjen e re të skuadrave kombëtare për muajin korrik. Shqipëria e cila gjatë kësaj periudhe nuk ka patur impenjime ka fituar dy pozicione, duke u rneditur e 64 falë Ekuadorit dhe Hondurasit që kanë zbritur ndjeshëm nga pozicionet e tyre.

Ndërkohë Kosova, e cila gjithashtu si Shqipëria nuk ka patur impenjime, ka fituar një pozicion duke u renditur e 120 me 1149 pikë. Kjo falë kombetares së Namibia-s që ka humbur 8 pozicione.

Ndryshime të shumta në renditjen e këtij muaji kanë pësuar kombëtaret amerikano-latine dhe ato të Afrikës, pasi janë zhvilluar Kupat në kontinentet përkatëse. Kështu Brazili i cili fitoi Kupën e Amerikës është ngjitur në vendin e dytë duke parakaluar Francën, ndërsa para ka vetëm Belgjikën e cila vijon të jetë stoike.

Tre pozicione ka fituar Uruguaji që u eliminua në gjysmëfinale, 5 vende më lart është ngjitur Kolumbia, ndërsa përmirësime të ndjeshme ka pësuar edhe Meksika, e cila u shpall fituese e Kupës në Amerikën Qendrore.

Ndërkohë rritjen më të madhe për korrikun ka pësuar Algjeria e cila ka fituar 40 pozicione falë fitimit të Kupës së Afrikës.

Artikulli paraprakINVESTIMET NË TURIZËM/ SHTYHET ME 5 MUAJ KALIMI NË SITË I PRONAVE NË BREGDET
Artikulli tjetërISSH: SI MUND TË PËRFITOJNË PENSION SHQIPTARËT QË JETOJNË JASHTË