Tirana është pothuajse gati të mirëpresë krerët e BE-së në samitin historik. Kështu u shpreh përmes një postimi në rrjete sociale, ambasadorja e BE-së, Christiane Hohmann. Kryediplomatja u shpreh se ky samit është një mundësi për të rikonfirmuar rëndësinë kyçe të partneritetit strategjik mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Përbri, ambasadorja bashkëngjiti edhe axhendën e samitit historik për vendin tonë.

“#Tirana është pothuajse gati për Samitin #BE – #BallkaniPerëndimor, i pari që do të zhvillohet në rajon. Kjo është një mundësi për të rikonfirmuar rëndësinë kyçe të partneritetit strategjik midis BE dhe Ballkanit Perëndimor, një rajon me një perspektivë të qartë të BE.”-shkruan Hohmann.

Artikulli paraprakFIFA HETON SERBINË, XHAKA I PAFAJSHËM
Artikulli tjetërSPITALET PO MBESIN PA GJAK, ULET NUMRI I DHURUESVE, KRYQI I KUQ APEL