Shqipëria hapi sot (15 tetor) në Luksemburg negociatat për grup-kapitujt “Themeloret” ku përfshihen funksionimi i institucioneve demokratike, reforma në administratën publike, Gjyqësori dhe të drejtat themelore, Drejtësia, liria dhe siguria, kriteret ekonomike, prokurimi publik, statistikat dhe kontrolli financiar.

Lidhur me këtë, Ambasada Franceze në Tiranë, në një postim në rrjete sociale i shprehu përgëzime Shqipërisë për këtë arritje të madhe drejt BE-së.

“Hapja sot e negociatave për çështjet themelore është një sukses dhe një moment kyç në rrugën e integrimit evropian, për të cilën Franca dëshiron që të jetë sa më e shpejtë”, shkroi Ambasada Franceze në Tiranë.

Artikulli paraprakSPAK E DËRGOI PËR GJYKIM PËR AFERËN PARTIZANI, BERISHA FESTON DITËLINDJEN NGA BALLKONI!
Artikulli tjetërILIR META VIZITON SALIANJIN: BURGU POLITIK VETËM E NDEZ FRYMËN E NDRYSHIMIT