Kjo e sotmja ishte një ndeshje katastrofike për kombëtaren shqiptare.

Ndryshe nga synonin dhe pritej të dilte ndeshja, Shqipëria ka humbur me rezultatin 3-0 përballë Izraelit. Ndeshja e zhvilluar në Elbasan Arena nisi me vrull për lojtarët kuqezi që krijuan dy raste kërcënuese me Llullaku dhe Roshi. Por në minutën e 17’ ndodhi ajo që i dha drejtim krejt tjetër takimit. Berat Gjimshiti shkakton faull brenda zonës duke shkaktuar penallti. Përveç kësaj iu desh të linte edhe fushën e lojës pasi arbitri e ndëshkoi me të kuq. Zahavi i Izraelit e shndërroi në gol penalltinë e gjuajtur dhe me rezultatin 0-1 çoi dy ekipet në dhomat e zhveshjes. Pjesa e dytë nisi më keq se e para, me një karton të verdhë për Xhakën dhe më pas një karton i kuq për portierin Berisha i cili goditi me kokë kundërshtarin izraelit. Arbitri sërish nuk e mendoi dy herë por nxorri jashtë Berishën. Pritja e penalltisë nga zëvendësuesi i tij Alban Hoxha sikur i dha frymë takimit, por epërsia numerike e Izraelit nuk gaboi përballë Shqipërisë me 9 lojtarë. Edhe pse humbën penalltinë, izraelitët e gjetën rrjetën në minutën e 84 me Atar. Me këtë rezultat Shqipëria ngelet në vend të katërt me 6 pikë ndërsa Izraeli në vend të tretë me 9 pikë në grupin G.

Artikulli paraprakNDËSHKOHET ME TË KUQE ETRIT BERISHA
Artikulli tjetërKRYEBASHKIAKJA MIRËPRET KOMBËTAREN DHE DELEGACIONIN IZRAELIT