SHËNOJMË NDAJ VETES, 21 MIJË TIFOZË KUQ E ZI. Autogoli i Hamdi Salihit në minutën e 82-të vendosi fatin e miqësores historike të Kombëtares shqiptare me Italinë, e cila u zhvillua në Xhenova. 

Në një stadium të veshur me ngjyrat kuqezi për shkak të pranisë së 21 mijë tifozëve shqiptar, skuadra eksperimentale e Kontes vuajti ndaj përfaqësueses tonë, e cila me lojën e bërë edhe në Xhenova tregoi se rezultatet e fundit nuk janë thjesht një rastësi dhe se mund të jenë skuadra surprizë e eliminatoreve të “Euro 2016”.Të dyja skuadrat e nisën pjesën e parë duke studiuar njëra tjetrën e duke tentuar të shtynin kundërshtarin drejt gabimeve. Në disa raste, Cerci u tregua i rrezikshëm në krahun e djathtë, por përpjekjet e tij nuk shkonin asnjëherë deri te goli. Nga ana tjetër, lojtarët tanë luanin të organizuar në mbrojtje dhe tentonin të zinin në befasi kundërshtarin.Në rastin e parë që iu dha mundësia Cikalleshi bëri maksimumin, duke i ikur mbrojtjes italiane, por gjuajta e tij predhë u përplas në shtyllë.Kaq u desh që kjo sfidë t’i kalonte kufijtë e një ndeshjeje miqësore, pasi në minutat e mbetura të dyja skuadrat do të tentonin dhe do të kërkonin më shumë se një barazim pa gola.Pjesa e dytë ishte më emocionuese, me raste nga të dyja krahët. Berisha bllokoi gjuajtjen e Giovinco-s dhe Okaka-s, ndërsa Sirigu atë të Lenjanit dhe Memushajt.Pas minutës së 70-të u futën në fushë 3 tifozë shqiptarë, të cilët nuk kishin asnjë mendje për të prishur ndeshjen, madje njeri prej tyre mori dhe një autograf nga kapiteni Cana, i cili më pas u kërkoi tifozëve tanë të mos hynin më në fushë.Momenti vendimtar i kësaj miqësoreje ishte në minutën e 81, kur gjuajtja e Okaka-s u devijua nga Salihi dhe përfundoi në rrjetë. Konte mori nga lojtarët e rinj atë që deshi, por kjo nuk do t’i mjaftojë atij të rikthejë Italinë e madhe, ndërkohë që përfaqësuesja jonë e drejtuar nga De Biasi ka marrë nota maksimale edhe nga kjo sfidë, e cila pas asaj të Francës i rrit akoma më shumë prestigjin Kombëtares shqiptare në arenën ndërkombëtare.

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/UyrbGz-YRds” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakKROACIA E SHQETËSUAR NGA GJUHA E SHESHELIT
Artikulli tjetërKROOS I JEP FITOREN GJERMANISË NDAJ SPANJËS