Kombëtarja shqiptare ka regjistruar një tjetër humbje në kuadër të UEFA Nations League, pasi u mposht 2-0 nga Republika Çeke në “EPET Arena” në Pragë.

Golashënuesi i ndeshjes ishte Chory, i cili realizoi dy herë, në minutat e 3-të dhe të 63-të, duke siguruar fitoren për vendasit. Pavarësisht disa mundësive të mira, përfshirë një rast të humbur nga Jasir Asani pak para golit të dytë, Shqipëria nuk arriti të shënojë.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të Grupit B1, Ukraina dhe Gjeorgjia barazuan 1-1, gjë që e ka ndikuar tabelën e renditjes. Gjeorgjia dhe Çekia kryesojnë grupin me nga 6 pikë, ndërsa Shqipëria dhe Ukraina ndajnë vendet e fundit me nga 3 pikë secila.

Artikulli paraprakTETORI, MUAJI I LETËRSISË
Artikulli tjetërNJË DITË E MIRË PËR TË REFLEKTUAR… ÇFARË THONË YJET PËR JU SOT