2017 të rinj nga qytete të ndryshme të Shqipërisë pushtuan këtë të shtunë bulevardin para sheshit ‘Skënderbej’.

Të ulur në formën e gërmave “ALBANIA” ata performuan në sinkron fenomenin e njohur në botë, “Cup Song” duke përplasur në tokë kupat plastike dhe duke thyer rekordin botëror Guiness. “Rekordi i mëparshëm ishte vendosur nga 349 persona. Sot rreth 110 prej jush dolën nga zona e performuesve, por kjo nuk e pengoi performancën, pasi gjithçka shkoi mirë dhe ata që morën pjesë në total ishin 2017, pra ju keni vendosur rekordin e ri Guinness”, thotë Lina Kuhlmann, anëtare jurie e “Guinness World Records”.

“Qindra mësues e nxënës në Tiranë, Korçë, Durrës, Shkodër, Elbasan, Vlorë, Gjirokastër i bie që duhet të jenë jo më pak se 10 mijë veta që i janë futur kësaj lloj sfide. Unë kam qenë i bindur që ky rekord është në këtë komb. Kombi shqiptar është një komb që gjithnjë u ka mbijetuar shekujve dhe një gjë që po e tregon çdo ditë në këto çaste të dëshpëruara është se është një komb që guxon të shpresojë. Unë këtë e quaj rekord”, thotë Leonard Bombaj, organizator. Organizatorët zgjodhën të formonin fjalën “ALBANIA” si një formë manifestimi kombëtar për të përcjellë në botë mesazhin e bashkimit dhe atdhedashurisë.

Artikulli paraprakTOKAT NË TRUSH, FITOJNË BANORËT, IKËN FIRMA TURKE
Artikulli tjetërVELIPOJA DHE THETHI, HAPJA E SEZONIT TURISTIK