Gianni De Biasi e ka skicuar më në fund formacionin që pritet të hedhë në fushë në sfidën vendimtare për kualifikueset e Kupës së Botës “Rus 2018” ndaj Izraelit.
Në fushë nga minuta e parë strategu italian do të hedhë edhe Odise Roshin, i cili kishte disa probleme dje gjatë stërvitjes. Mbrojtja nuk do të ndryshojë duke e krahasuar me ndeshjet e tjera, teksa në portë do të jetë Berisha, ndërsa në mesfushë në qendër luajnë Kukeli, Xhaka dhe Memushaj. Në sulm do të luajë Balaj, që do të ketë mbështetjen e Roshit dhe Llullakut.