EUROSTAT: Shqipëria çmimin më të lartë të energjisë në rajonin e Ballkanit

Edhe pse prodhon më shumë se çdo vend në rajon Shqipëria ka çmimin më të lartë të energjisë për konsumatorët familjarë krahasuar me cdo vend tjeter ne raport me rajonin e Ballkanit Të dhenat e funit te publikuara nga eurostat, tregojne se kete vit, energjia ka kushtuar me lire ne Kosove, Serbi, Maqedoni dhe Bosnje. Cmimi i energjise tek ne, eshte I ngjashem me ate te Malit te Zi e Bullgarise, ndonese ne prodhojme energji nga burime te lira, sic jane burimet hidrike. Tek ne si ne Bullgari, çmimi eshte 0.1 euro per kilovatore. Ne Europe, çmimin me te larte e mbajne vende te zhvilluara si Danimarka dhe gjermania, ku energjia kushton mesatarisht 0.3 euro per kilovatore. Por keto vende kane edhe burime te tjera alternative te perdorimit te energjise. Ne vendin tone, i vetmi burim qe ofron nje alternative te pjeshshme eshte gazi i lengshem. Shqiperia nuk ka nje rrjet shperndarje te gazit, ndaj ky i fundit perdoret pak. Krahas kesaj, prej vitit te ardhshem, edhe gazi i lengshem do te kushtoje me shtrenjte per shkak se do te filloje te aplikohet akcize. Akciza do te aplikohet per gazin per automjetet, por nuk perjashtohet mundesia e rritjes se cmimeve ne menyre abusive ne gazin qe do te perdoret per gatim e ngrohje

Artikulli paraprakKUVENDI MIRATON VETEM ME VOTAT E MAZHORANCES PROJEKTLIGJET E DISKUTUARA.GENTA SULA VOTOHET KRYETARE PER HAPJEN E DOSJEVE TE SIGURIMIT
Artikulli tjetërBETEJA E FUNDIT PARA REFERENDUMIT PER REFORMEN KUSHTETUESE NE ITALI