Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Yuri Kim ka ripublikuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama në Moskë, i cili theksoi se Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe aspiron BE-në jo për faktin se është e detyruar, por si pasojë e dëshirës së saj.
Ajo ka ripublikuar këtë deklaratë të kreut të qeverisë, si një kundërpërgjigje të ministrit të jashtëm të Rusisë Sergei Lavrov.
“Këtu është ndryshimi
“LAVROV: “Ne nuk mund të zhvillojmë marrëdhënie [bilaterale] aq intensivisht sa mundemi … por Kryeministri përmendi detyrimet që ka Shqipëria ndaj NATO-s dhe SHBA-ve në veçanti si aleati i saj …” “Ne i dimë synimet e Shqipërisë për të filluar procesin e anëtarësimit në BE… Unë besoj se Shqipëria mund të jetë një nga ata shembuj, kur detyrimet e tyre pengojnë marrëdhënie të zhvilluara miqësore, bashkëpunim të dobishëm, të ndërsjellët në tregti, investime, dhe marrëdhënie ekonomike”
RAMA: “Unë do të shënoj në CV-në time që kam korrigjuar dikur Ministrin Lavrov. Nuk është detyrim, është zgjedhje. Ne nuk jemi në të njëjtën linjë me aleatët tanë të mëdhenj, me NATO-n ose BE-në sepse jemi të detyruar ta bëjmë, por sepse kemi zgjedhur…”
RAMA: “… Askush nuk na detyron neve. Ne kemi zgjedhur dhe jemi krenarë që i përkasim asaj familjeje të madhe”, poston Kim në profilin e saj në Twitter.