Duket disi jo reale dhe jo me këmbë në tokë, por nëse arrijmë të fitojmë sot kundër Zvicrës, Shqipëria e ka të sigurt që kalon fazën e grupeve dhe shkon në 1/16 e finaleve.
Në fakt ngjan shumë e lehtë që vetëm me një fitore dhe pastaj cilado gjë që të ndodhë edhe nëse i humbim dy ndeshjet e tjera me gola jemi të kualifikuar. Sepse këto ndeshje kanë pikërisht këtë specifikë, që janë aq pak dhe kërkojnë aq kujdes, sa që edhe detajet më të vogla e bëjnë ndryshimin. Me rregulloren e re ku dy skuadrat e para të secilit grup kalojnë dhe bashkë me ato edhe katër vendet e treta më të mira nga gjashtë gjithsej, bëjnë të mundur që Shqipëria me një fitore të jetë pothuajse patjetër një vend i tretë me më shumë pikë se sa dy vende të tjera të treta të cilat mund të jenë edhe me dy pikë ose edhe një të vetme. Por edhe nëse skuadra jonë dështon sot ndaj Zvicrës, kemi edhe 2 finale të tjera ose “match point” ku mjafton një fitore për të shkruajtur historinë. Faleminderit çuna që na bëni të besojmë!