Pak ditë na ndajnë nga Eurovizioni, ku Shqipëria do të përfaqësohet nga këngëtarja Jonida Maliqi. Ajo ndodhet prej disa ditësh në Tel Aviv, ku ka bërë dhe provën e parë.
Këngëtarja ka dhënë një përformancë të shkëlqyer. Ajo ka zbuluar dhe veshjen tepër të veçantë, të përbërë nga elementë të traditës shqiptare.
Por ndonëse zëri i Jonidës ishte në përfeksion, paraqitja skenike është kritikuar ashpër. ‘Wiwibloggs’, media që pasqyron paraqitjen e këngëtarëve në Eurovizion, sipas komentatorëve të festivalit nënvizon se skena ishte bosh, e zymtë, shumë e errët dhe e zbrazët.
Jonida vlerësohet si një nga këngëtaret me vokalin më të mirë, por duket se do të penalizohet për paraqitjen e dobët skenike.
Në Eurovizion skenografia është një nga elementët kyç në vlerësimin për shtetet pjesëmarrëse dhe vendi ynë duket se edhe kësaj here do të humbë shumë pikë. ‘Wiwibloggs’ thekson se Shqipëria po përsërit të njëjtin gabim si vitin e kaluar me këngëtarin Eugent Bushpepa.