Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka mbështetur SHBA-në dhe vendimin e administratës Trump për sulmin në Siri.

Bushati është shprehur se “bombardimet amerikane në Siri janë një përgjigje e fortë dhe e nevojshme e administratës amerikane kundër përdorimit të armëve kimike nga regjimi i Asadit”.

Nga luftanijet në Mesdhe, Pentagoni ka lëshuar 59 raketa “Tomahawk” mbi objekte të qeverisë siriane. Kjo është goditja e parë e drejtpërdrejtë që SHBA ndërmarrin kundër qeverisë së Asadit që nga fillimi i luftës civile në Siri, gjashtë vjet më parë.

Artikulli paraprakPROCEDIMI I ADMINISTRATORIT MARKU , POLICIA JEP DETAJE
Artikulli tjetërSHERRI MES TIFOZËVE , LOJTARËT AMERIKANË : JEMI TE SHOKUAR