DY MINISTRAT HOMOLOGË TAKOHEN NË TIRANË PËR SIGURINË E RAJONIT. Mbështetje në anëtarësimin në strukturat e NATO-s për shtetitn e Kosovës ishte premtimi i Ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli në takimin e saj me homologun e Kosovës Haki Demolli.

Në fjalën e saj në konferencën e përbashkët për shtyp, Kodheli shprehu edhe një herë tjetër vendosmërinë e qeverisë shqiptare për mbështetjen sa i takon aspiratës euro-atlantike të Kosovës. Ministrja Kodheli tha se, rruga për t’u anatarësuar e Kosovës është e vështirë, duke kërkuar vizion, vendosmëri dhe kritera të forta që ka Aleanca euroatlantike Ndërsa në fjalën e tij Minitri për Forcat e Sigurisë së Armatosur të Kosovës, Haki Demolli falenderoi kondtibutin e dhënë nga ushtarakët Shqiptarë në misionin këshillues të NATO-s pranë FSK Në fund mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës u firmos Plani i Bashkëpunimit në Fushën e Mbrojtjes për vitin 2015.

Artikulli paraprakRRUGA E GJUHADOLIT, FRIKË PËR BANORËT
Artikulli tjetërKORRUPSIONI I ZYRTARËVE, ÇUÇI: DO TË BËJMË SHEMBUJ