Shqipëria ka marrë ftesë për të qenë vendi i nderit në Qendrën e Panaireve në Berlin. Kjo ftesë është konsideruar nga kryeministri Edi Rama, si një promovim të jashtëzakonshëm të vendit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ndan foto nga takimi me bosin e Qendrës së Panaireve të Berlinit Mario Tobias si dhe drejtuesen e ITB Deborah Rothe për hapat e bashkëpunimit në funksion të edicionit të vitit të ardhshëm të panairit të turizmit.

“Me Mario Tobias, bosin e Qendrës së Panaireve të Berlinit, ku mbahet edhe panairi më i madh në botë i turizmit “ITB Berlin”, si edhe me Deborah Rothe, drejtuesja e ITB, për të diskutuar hapat e bashkëpunimit në funksion të edicionit të vitit të ardhshëm të panairit të turizmit, ku Shqipëria ka marrë ftesën për të qenë Vendi i Nderit, duke fituar pozicionin qendror në panair dhe mbështetjen e ITB për promovimin e turizmit shqiptar në një zinxhir të tërë aktivitetesh që kulmojnë në mars 2025 në shfaqjen e madhe të Berlinit; një vlerësim i paimagjinueshëm deri disa vite më parë dhe një promovim i jashtëzakonshëm global për Shqipërinë turistike”, shkruan kryeministri.

Artikulli paraprakZJARRET NË VEND, MINISTRIA E MBROJTJES: 5 VATRA ZJARRI VIJOJNË TË JENË AKTIVE! NË 24 ORË U SHUAN 43
Artikulli tjetërVRASJA E NIKULAJT, LONDRA DRITË JESHILE EKSTRADIMIT TË TRE BRITANIKËVE DHE EDMOND HAXHISË