Kryemisnitri Edi Rama ka vlerësuar investimet kineze në vendin tone, duke inkurajuar sipërmarrës të tjerë ti drejtohen Shqipërisë.

Duke marrë pjesë në samitin mes Kinës dhe 16 vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore, që zhvillohet në Riga të Letonisë, kreu i qeverisë Rama në takim me homologun kinez Li Keqiang vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve tona, ndërsa falenderoi qeverinë kineze për inkurajimin që sipas tij i jep kompanive shtetërore e private për të investuar në Shqipëri. Nga ana e tij kryeministri kinez, Li Keqiang, siguroi se mbështetja e qeverisë kineze ndaj kompanive që investojnë në Shqipëri do të vazhdojë edhe në fusha të tjera, si energjia dhe infrastruktura. Ndryshe, sot Kina renditet si partneri i dytë tregtar më i madh i Shqipërisë me 7.7% të vëllimit të përgjithshëm tregtar. Nisma 16+1 synon të thellojë dhe zgjerojë bashkëpunimin mes vendeve pjesëmarrësve, 11 prej të cilave janë vende anëtare të Bashkimit Europian.

Artikulli paraprakLIBRA INAGURON SELINË, EVENIMENTI JASHTË VËMENDJES SË MEDIAS
Artikulli tjetërE HËNA RIKTHEN SHIUN, DIMRI I PARAKOHSHËM MUND TË SJELLË PËRMBYTJE