Shqipëria ndodhet vetëm pak metra larg kualifikimit në “Euro 2016”, teksa “Play-Off”-in e ka siguruar.  Tashmë që ndodhet shumë pranë ëndrrës, FSHF ka filluar të bëjë edhe llogaritë për shpërblimet.  Shqipëria do të ‘lundrojë’ në miliona Euro ose miliarda Lekë nëse do të kualifikohet në kampionatin   Europian që do të zhvillohet në Francë më 2016. Kampionati Europian është mjaft fitimprurës për çdo  ekip që arrin që të kualifikohet, pasi UEFA, të drejtat televizive, por edhe sponsorët e ndryshëm sjellin përfitime marramendëse, sidomos për federata të vogla, si në rastin konkret të Shqipërisë.

Vetëm për  fazën e grupeve për kualifikueset Shqipëria mori 5 milionë Euro. Nëse Shqipëria do të arrijë që të kualifikohet në kampionatin  Europian do të mbushë arkat fillimisht me 12 milionë Euro. Pra, cdo ekip që do të jetë në mesin e 24  kombëtareve në Francë në Qershorin e vitit të ardhshëm do të arkëtojë 12 milionë Euro, pa shtuar këtu  të ardhurat nga sponsorët e ndryshëm, të cilët nuk janë të paktë në evente të tilla. Por, fitimet nuk  mbyllen me kaq, pasi për çdo fitore në grup çdo ekip do të fitojë 1 milion Euro, teksa barazimi llogaritet  në vlerën e 500 mijë Eurove. Nga një llogaritje e thjeshtë Shqipëria nëse siguron pjesëmarrjen mund të shpërblehet me mbi 15 milionë Euro, duke përfshirë ecurinë jo më shumë se faza e grupeve dhe  sponsorët, teksa baza fillon nga 12 mln Euro, ndërsa me plus 5 mln Eurot e grupeve shifra arrin 20 mln  Euro. UEFA llogaritet që për pjesëmarrësit në kampionatin Europian të shpërndarë afro 300 milionë  Euro.

Artikulli paraprakARTUR MUÇA HAP FILIALIN E DYTË NË SHKODËR
Artikulli tjetërPERSONALITETET UROJNË FITER BAJRAMIN