KUQEZINJTË DO TË KËRKOJNË FITORE HISTORIKE .Kombëtarja shqiptare përballet sonte në Rennes të Francës kundër “gjelave”. Kuqezinjtë do të jenë përballë njërës ndër skuadra më të forta në Evropë.Tranjeri Gianni De Biasi në prag të përballjes me ‘gjelat’ ka zhvilluar disa seanca stërvitore dhe tashmë ekipi shqiptar është i gatshëm për sfidën me francezët e Didier Deschamps, të cilët llogaritën favorit në këtë ndeshje.

Atmosfera e Kombëtares është optimiste, ndërsa pretendohet një paraqitje e mirë në  këtë duel. Trajneri Gianni De Biasi ka kërkuar nga skuadra e tij të luajë e bashkuar për të fituar sa më shumë në këto dy sfida.Tekniku italian mendon se në miqësoren kundër Francës dhe asaj të Italisë që luhet katër ditë më vonë në Genoa, të përzgjedhurit e tij duhet të përfitojnë sa më shumë eksperiencë.Ai kërkon nga skuadra e tij maksimumin në duel me Francën dhe Italinë, madje ai e mendon edhe fitoren. Ndeshja luhet sot në orën 20:45

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/3kCoHh3YfiU” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakPESHËNGRITJE, SHQIPËRIA TJETËR MEDALJE ARI
Artikulli tjetërBASKETBOLL, VLLAZNIA HUMBET ME 3 PIKË