KUQEZINJTË HEDHIN NJË HAP TË SIGURTË DREJT KUALIFIKIMIT NË EURO 2016. Shqipëria mundi me rezultatin 2-1 Armeninë në “Elbasan Arena”, pas një ndeshjeje dramatike të nisur në mënyrën më të keqe për djemtë kuq e zi.

Kanë qenë armenët ata që në minutën e katërt, pas një krosimi në zonë dhe një devijimi nga Mavraj, kalojnë të parët në avantazh. Por vetëm kaq, pasi të 86 minutat e mbetura të ndeshjes kanë folur vetëm shqip. Në minutën e 77, Mërgim Mavraj, pas një goditjeje këndi çon topin në rrjetë duke barazuar shifrat. Vetëm 5 minuta më pas, Shkëlzen Gashi çon në delir gjithë shqiptarët duke shënuar golin e fitores. Me këtë fitore, Shqipëria ngjitet në kuotën e 7 pikëve dhe renditet në vendin e dytë, një pikë më shumë se Portugalia, e cila në 20:45 do të përballet me Serbinë.

Artikulli paraprakCATI YOUTH FOUNDATION, NË URËN E MESIT DHE KALANË E DRISHTIT
Artikulli tjetërSHKODRA NË FESTË, MBUSHEN RRUGËT E QYTETIT TË GJITHË KUQEZI.