Shqipëria mund Izraelin 0:3 në Haifa
Dy herë e djathta vrasëse e Armando Sadikut dhe mesfushori Memushaj gjunjëzojnë Izraelin në shtëpinë e tij, në sfidën eliminatore për kualifikueset e Kupës së Botës “Rusi 2018”. 0:3 për Shqipërinë është rezultati final në takimin që u luajt në Haifate Izraelit. Shqipëria kryesoi 0:2 pjesën e parë të takimit falë dy golave të bomberit kuqezi dhe mesfushorit vlonjat Memushaj. Golat e takimit u shënuan në pjesën e parë, përkatësisht në minutën e 21 dhe 43 nga pothuajse i njëjti pozicion, ndërsa Memushaj i çoi në tre shifrat e golave në minutën e 70. Vlen të theksohet dopieta e Sadikut i cili si në rastin e golit të parë ashtu dhe të dytin tre minuta nga fundi i 45 minutëshit të parë, Sadiku gjuajti fort nga distanca me të djathtën duke mos i dhënë asnjë shans portierit vendas. Ora 22:15 Shqipëria shënon edhe golin e tretë ndaj Izraelit Ledian Memushaj, mesfushori kuqezi i Pescarës në kampionatin italian të futbollit, shënon golin e tretë për Shqipërinë ndaj Izraelit, në ndeshjen e cila po luhet në Haifa. Një kundërsulm i shpejtë i kuqezinjve nxjerr Memushajn të vetëm përballë portierit Goresh, duke e mposhtur atë për të tretën herë gjatë këtij takimi. Ndeshja mes Kosovës dhe Turqisë në “Loro Boriçi” të Shkodrës, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”.perfundoi 1-4. Në minutën e gjashtë miqtë kanë kaluar në avantazh me anë të Volkan Sen, i cili goditi saktë me kokë pas një krosimi të ardhur nga krahu i majtë. Në të 22’ Kosova ka barazuar përballë Turqisë. Ka qenë Rrahmani ai që ka shfrytëzuar më së miri asisin e dhënë nga valon Berisha, duke bërë që të shpërthejë “Loro Boriçi”. Shënon përsëri Turqia. Ynder në minutën e 31-të i vetëm në zonë godet me kokë pas krosimit të Ozjakup nga këndi. Mbrojtja e Kosovës e përgjumur. Në pjesën e dytë Turqia shënon dhe golin e tretë me anë të Yilmaz (61’), teksa më parë Ujkani kishte lënë fushën e lojës për shkak dëmtimi.