Lajmi se Shqipëria ka ndërprerë marrëdhëniet me Iranin dhe ka urdhëruar stafin e ambasadës të largohet, duke e akuzuar atë për sulmin kibernetik ka bërë bujë edhe jashtë territorit të vendit pasi BBC i ka kushtuar një artikull.

Kryeministri Edi Rama tha se një hetim kishte gjetur “prova të pakundërshtueshme” se Irani “angazhoi katër grupe për të kryer sulmin ndaj Shqipërisë” më 15 korrik, shkruan BBC.

Hakerët u përpoqën të paralizojnë shërbimet publike, të fshijnë dhe vjedhin të dhënat e qeverisë dhe të nxisin kaos, shtoi ai.

Si përgjigje, Irani hodhi poshtë pretendimet e zotit Rama si “të pabaza”.

Shtetet e Bashkuara nga ana tjetër dolën në përkrahje të Shqipërisë dhe thanë se dënonin fuqishëm sulmin kibernetik ndaj një aleati të NATO-s dhe u zotuan se do ta mbajnë Iranin përgjegjës për veprimet që kërcënojnë sigurinë e Shqipërisë.

Marrëdhëniet mes Tiranës dhe Teheranit kanë qenë të tensionuara që kur Shqipëria ofroi azil për mijëra anëtarë të opozitës iraniane të cilët në vendlindje konsiderohen si armiq të shtetit.

Artikulli paraprak(VIDEO) QENI NË SHKODËR I LË TË GJITHË PA MEND, “KËRCEN” NËN TINGUJT E MUZIKËS
Artikulli tjetërSULMI KIBERNETIK I IRANIT NDAJ SHQIPËRISË/ “E DËNOJ ME FORCË”, META: DUHET RRITUR BASHKËPUNIMI ME BE DHE NATO-N, U VU NË RREZIK SIGURIA KOMBËTARE