Disa dëmtime si Ajeti, Sadiku e Manaj apo mungesa e Gashit, do te detyrojnë teknikun e kombëtares Xhani de Biasi, te paraqitet me ndryshime te theksuara ne formacion.
Ne stërvitjen e fundit ne Lihtenshtein, trajneri italian ka sakrifikuar dy lojtare si kapiteni Agolli dhe Taulant Xhaka. Përpara nje portieri te padiskutueshëm si Berisha është rreshtuar dyshja Mavraj e Gjimshiti ne qendër, ne te djathë Hysaj ndërsa ne te majte është pozicionuar futbollisti i Kaiserslautern Naser Aliji. Kukeli dhe Abrashi janë lojtaret e presionit ne fushën kundërshtare. Interesante është paraqitur mesfusha me Hyken ne rolin e organizatorit. Ne te djathë do te jete Odise Roshi, ndërsa ne te majte nje emër surprize Azdren Llullaku, i cili po paraqet nje forme mbreselenese te rumunet e Gaz Metan Medias. Ne sulm dueli është fituar nga Bekim Balaj sulmues, i cili gjeti golin ne fundjavën qe lame pas te Terek Grozni. Nje skeme tërësisht ofensive 4-2-3-1, dhe emra te rinj ne skuadër qe i jep mundësi Xhani de Biasit te eksperimentoje duke pare nje kundërshtar tepër modest si Lihtenshteini dhe te rikuperoje pikat e dobëta per ndeshjen e forte kundër Spanjes tre dite me pas. Ndërkohe, FIFA ka përcaktuar edhe arbitrat qe do te gjykojnë ndeshjen e te enjtes ne orën 20:45 ne Vaduz, te cilët jane nje treshe nga Hungaria me kryesor Tomas Bognar.