Kryeministri Edi Rama së fundmi ka postuar një artikull nga media Euronews Francë, ku thuhet se Shqipëria është kthyer në një vend gjithnjë e më tërheqës për turistët. Vendi ynë përshkruhet në shkrim si një vend që po shënon gjithnjë e më shumë rritje sa i përket turistëve të huaj.

“Shqipëria në boom turistik” dhe këtë radhë është Euronews France që na kushton këtë artikull, duke përshkruar numrin e turistëve që rritet vit pas viti, për të shënuar tjetër rekord në 2023

Sekreti? Peizazhe të bukura, mikpritje autentike dhe plazhe që të lënë pa frymë”- shkruan Rama.

Shkrimi i plotë:
Shqipëria tërheq gjithnjë e më shumë turistë çdo vit dhe shpreson të kalojë pragun e dhjetë milionë vizitorëve në vitin 2023. Nëse Shqipëria ka qenë kaq e suksesshme vitet e fundit, kjo është për arsye të mirë: 450 kilometrat e saj bregdetar ofrojnë plazhe të lë pa frymë. Që nga fillimi i pranverës suksesi i vendit ka qenë i dukshëm dhe agjencitë turistike presin gjithnjë e më shumë turistë. Numri i tyre rritet me rreth 20-30% dhe çdo vit dhe në vitin 2023 mund të dyfishohet edhe në krahasim me rezultatet e vitit 2022.

Cilët janë çelësat e suksesit të Shqipërisë?
Bukuria e peizazheve të saj, natyra mikpritëse e shqiptarëve dhe mbi të gjitha çmimet e saj të përballueshme! Sipas operatorëve turistikë, kostoja mesatare e një nate në një hotel me ushqim të plotë varion nga 30 deri në 300 euro. Turistët vlerësojnë mundësinë për të përballuar një qëndrim të përballueshëm në Mesdhe, ndërsa shijojnë plazhe relativisht të qeta. Ministria e Turizmit shpreson të mirëpresë rreth 10 milionë turistë në vitin 2023.

Artikulli paraprakFRANCA NJIHET ME MASAT E REJA PËR TË NDALUAR DHUNËN, MACRON: MË SHUMË POLICË DO TË VENDOSEN NË RRUGË
Artikulli tjetërNDRYSHIMI I SISTEMIT, NISMA THURJE NË KQZ PËR REFERENDUMIN!