Në Bruksel është zhvilluar takimi i tetë i Këshillit të Stabilizim-Asociimit mes BE-së dhe Shqipërisë.

Vendi ynë është përfaqësuar në këtë takim  nga vetë kryeministri Edi Rama, i cili ka patur takime me shefen e Politikës së Jashtme të BE, Federica Mogherini dhe komisionerin për Zgjerimin, Johannes Hahn. Në përfundim të takimit, në një konferencë të përbashkët për shtyp, zonja Mogherini ka shprehur besimin se reforma në drejtësi do të japë efekte pozitive. Nga ana e tij, shefi i qeverisë shqiptare ka vlerësuar se, takimi i sotëm konfirmoi angazhimin e dyanshëm për të çuar përpara projektin e reformës në drejtësi.  Ndër të tjera gjatë konferencës për shtyp, Mogherini dhe Hahn vlerësuan se një “problem i madh” për Shqipërinë mbetet lufta kundër drogës, krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Artikulli paraprakKROQI E VENDOS, TRAJNERI I MESHKUJVE TË VOLEJBOLLIT
Artikulli tjetërDREJTESIA E RE,50 KANDIDATET PER GJYKATEN SPECIALE E SPAK