Shqiptarët që kanë vendosur të ndjekin Shqipërinë në Francë, sigurisht kanë dëshirën që të veshin edhe fanellën kuqezi.

Por ajo që ata nuk dinë është fakti se kjo fanellë është një nga pesë fanellat më të shtrenjta në Europian. Sipas “Daily Mirror” , fanella Triumf ka kaluar edhe Anglinë e vende të tjera të mëdha si Italia e Spanja apo Franca. Na e kalojnë vende me standarde të shumë të larta jetese si Suedia, Austria, Belgjika apo Gjermania. Më saktë fanella jonë kushton 78.33 euro. Ajo që mban rekord për fanellën më të shtrenjtë është Suedia, pasi kushton 100 euro. Duhet thënë se ekipe të mëdha si Spanja apo Italia e kanë gati 6 euro më lirë fanellën zyrtare që shitet nëpër dyqanet e zakonshëm. Fanella jonë ka të ndërthurur tre elementë kryesore, ato të folklorit, të frymës bashkëkohore, si dhe elementë të kombëtares sonë. Pas shumë kërkesave, Federata Shqiptare e Futbollit vendosi që t’ia besojë për 5 vitet e ardhshme këtë detyrë kompanisë italiane “Macron”. Bëhet fjalë për një dizajn krejtësisht të ri dhe, ashtu siç pritej, me një shqiponjë të vendosur në mes në të tria fanellat që mbërrijnë në tri ngjyra, ajo tradicionale kuqezi, e dyta që është e bardhë dhe fanella e tretë që është e zezë, por me nuanca më të theksuara të shqiponjës në pjesën e përparme, dizenjoja e saj është unike. Ajo ka një shkrim të veçantë në gjuhën shqipe, që do të jetë frymëzues për të gjithë personat që do ta mbajnë veshur atë. Çmimet Shqipëri: 61.2 (78.33 euro) Austri: 67.2 Belgjikë: 67.2 Çekia: 31.78 Anglia: 60.0 Gjermania: 67.2 Italia: 55.8 Irlanda e Veriut: 55.0 Irlanda: 55.4 Rumani: 34.0 Rusi: 47.7 Spanjë: 59.3 Suedi: 72.3 Uells: 55

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakFATOS NANO FTOHET NË KONGRESIN E PS-së
Artikulli tjetërARRESTOHET “KOKA” E SULMEVE TË PARISIT