Shqipëria ndodhet në prag të nisjes së sezonit gripal, megjithëse deri tani nuk është regjistruar asnjë rast me viruset e gripit. Por, mjekët pohojnë se ulja e temperaturave do të shoqërohet me shtim të rasteve me viroza dhe gripin stinor, ku një nga viruset që po qarkullon më shpesh në vendit e rajonit dhe që pritet të jetë prezent edhe në vendin tonë, është ai A/H1N1, i njohur ndryshe si gripi i derrit.

Gripi i derrit afër Shqipërisë, Pipero: Virusi A/H1N1 po qarkullon në vendet e rajonit Ulja e temperaturave pritet të shoqërohet me shtim të rasteve me viroza dhe gripin stinor, që ka nisur të qarkullojë në vendet afër Shqipërisë. Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero pohon se vendi ndodhet në prag të sezonit gripal, megjithëse deri tani nuk është regjistruar asnjë rast me viruse gripale.

Pipero: “Numri i infeksioneve të rrugëve të sipërme respiratore është shtuar gradualisht me një diferencë të vogël plus nga viti i kaluar me 800 deri në 1 mijë raste në javë. Kjo dëshmon që viruset e gripit stinor apo virozave stinore kanë filluar të qarkullojnë në vendin tonë edhe pse ne ende nuk kemi të konfirmuar raste në të cilin të jetë i izoluar virusi i gripit stinor. Paralelisht me uljen e temperaturave do shtohet numri i rasteve me virozat stinore dhe do të kemi rastet e para të konfirmuara me gripin stinor” .

Një nga viruset gripale që po qarkullon më shpesh në vendet e rajonit dhe që pritet të jetë prezent dhe në vendin tonë është ai A/H1N1, i njohur ndryshe si gripi i derrit. Pipero: “Në vendet e rajonit po qarkullon dendur apo më shumë në raport me viruset e gripit A, midis tyre kemi H3N2 dhe H1NI, ai që dikur e quanim gripi i ‘famshëm’ i derrit. Këto janë viruset që presim të fillojnë të qarkullojnë edhe në vendin tonë”.

Për të shmangur mbipopullimin në urgjenca dhe rëndimin e gjendjes shëndetësore, Pipero u bën apel qytetarëve që të mos paraqiten për gjendje të lehta virozash apo gripi në spital, por pranë mjekëve të familjes.

Pipero: “Jo të gjitha rastet që preken nga virusi i gripit kanë nevojë për të shkuar në spital. Pjesa më e madhe e tyre kanë nevojë për kudjes familjar, me simptomatik që ulin temperaturën, me çajra, lëngje, fruta. Në rast se temperatura vazhdon mbi 2-3 ditë, madje nëse temperatura bën një valë të re dhe ngrihet përsëri, atëherë duhet të kërkojnë doemos ndihmë nga mjeku. Rastet e tjera nuk ka asnjë arsye t’i çojmë nëpër spitale, sepse i nxjerrim nga një mjedis i ngrohtë në një mjedis të ftohtë; do t’i çojmë në kontakt edhe me pacientë të tjerë edhe mund të kryqëzohet edhe me viruse të tjera stinore, pra në vend që ta lehtësojmë e rëndojmë situatën” .

Sipas të dhënave zyrtare nga ISHP, numri personave me infeksione në rrugët e sipërme të frymëmarrjes është rreth 11 mijë të prekur brenda një jave.

Artikulli paraprakZBULOHET PROGRAMI SEKRET I SHBA PËR UFO-T
Artikulli tjetërPD: ARBEN AHMETAJ MERR 22 MLN EURO PËR TË HELMUAR ELBASANIN