Një zjarr ka rënë në fshatin Tej-Drinë të Kukësit në njësinë administrative të Ujimishtit.
Në vendngjarje kanë shkuar 20 punonjës të forcave zjarrfikëse të Kukësit të cilët po punojnë për shuarjen e tij. Terreni malor vështirëson dhe ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse ndërkohë që ndërhyrja është bërë me pompa uji.
Si pasojë e këtij zjarri nuk rrëzikohen banesa.Ky nuk është rasti i vetëm i zjarreve në këtë qark gjatë kohëve të fundit.
Sipas prefekturës të gjithë këto zjarre kanë qenë të qëllimshëm.
Zjarr në zonën e Bradvicës në Devoll.
Përhapja e flakëve është favorizuar nga era ndërkohë që për shkak të tërrenit, zjarrëfikësit e kanë të pamundur të ndërhyjnë.
Ndërkohë në Mat, mbi 300 ha shkurre janë djegur dhe situate po vijon të jetë e vështirë.
Gjithë ky intensitet zjarresh në mbarë vendin, dyshohet se është i qëllimtë.