Ambasada Amerikane ka uruar Shqipërinë e cila nis sot zyrtarisht mandatin për dy vite si anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit në OKB. Duke e cilësuar këtë ditë si historike dhe arritje të jashtëzakonshme për Shqipërinë, Ambasada e SHBA-së shpreh bindjen se së bashku do të trajtojnë sfidat me të cilat përballet sot bota.

“Urime Shqipërisë për një arritje të jashtëzakonshme, fillimin e anëtarësimit të saj në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, për herë të parë në histori. Shtetet e Bashkuara mirëpresin të shërbejnë së bashku me Shqipërinë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, për të trajtuar sfidat më të ngutshme me të cilat përballet sot bota jonë”, shkruan Ambasada Amerikane në facebook.

Artikulli paraprakGEZUAR 2022! STAR PLUS LIVE NGA SHESHET KRYESORE
Artikulli tjetërMESAZHI QË DUHET TA DËGJOJË E GJITHË BOTA NGA PAPA FRANÇESKU