Shqipëria, ashtu si Italia do të luajë mbrëmjen e sotme kundër Italisë me një mbrojtje me 3 pasi trajneri Edoardo Reja ka vendosur të mos ndryshojë asgjë nga skema e tre viteve të fundit.

Në portë kapiteni Etrit Berisha do të qëndrojë pas krahëve të Ismajlit, Kumbullës dhe Mihajt. Mungesat nuk do të ndihen në mesfushë ku Bajrami-Bare dhe Abrashi do të formojnë treshen e qëndrës me Hysajn dhe Lenjanin nga krahët.

Për sulmin, Reja ka zgjedhur dyshen më të mirë të mundshme, Broja-Uzuni, zgjedhje kjo e kushtëzuar edhe nga mungesat e shumta në këtë repart. Takimi do tëluhet sonte në orën 20:45 në “Air Albania Stadium”.

Artikulli paraprakALIBEAJ I PËRGJIGJET RAMËS PËR PORTIN E DURRËSIT: PO U VJEDH PASURINË QYTETARËVE PËR MIQTË DHE KLIENTËT
Artikulli tjetërPROVAT E FUNDIT TË FESTIVALIT “LULEBORË”