Nga periudha prill e deri në qershor, Shqipëria thuajse ka përgjysmuar sasinë e energjisë që ka siguruar nga shtete të tjera ndërsa është dyfishuar sasia e shitjes. Sipas instat importi bruto në tremujorin e dytë shënoi një rënie me 46,5 %, ndërsa eksporti arriti vlerën 786 GËh nga 415 që ishte. Sa i përket prodhimit hidrocentralet shtetërore mbajnë 52 për qind të sasisë, ndërsa nga privatët përfshirë dhe koncesionet sasia e prodhuar zë 46 për qind të totalit dhe vetëm 1.2 për qind është realizuar përmes diellit.

Por në total krahasuar me periudhën e parë të vitit kemi një sasi prej 88 përqind më shumë të prodhuar. Sa i përket përdorimit, konsumi në familje është ulur me 1.2 për qind, ndërsa subjektet private janë treguar dhe më kursimtarë duke harxhuar 7 për qind më pak energji elektrike së më parë.

Gjatë muajve të shkuar në fakt nuk kanë munguar as akuzat se Shqipëria e shet energjinë më lirë nga sa e siguron në bursa fenomen që është kundërshtuar dhe cilësuar i pavërtetë prej mazhorancës

Artikulli paraprakVENDIMI I QEVERISË, KRIJOHET NJË DIKASTER I RI PRANË MINISTRIVE
Artikulli tjetërVENDIMI I KËSHILLIT TË MINISTRAVE, MANJA: DËMSHPËRBLIM FINANCIAR PËR 9 SUBJEKTE ISH-TË DËNUARISH POLITIKË