Shqipëria edhe këtë vit është e pranishme në panairin ‘Fruit Logistica 2023’ në Berlin të Gjermanisë. Ky është panairi më i madh për frutat dhe perimet që organizohet në Evropë.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla shkruan se produktet e freskëta të Myzeqesë konkurojnë në Panairin më të madh Ndërkombëtar të fruta-perimeve “Fruit Logistica” në Berlin.

Për të pestin vit radhazi në “Fruit Logistica” në Berlin mer pjesë me një stende moderne edhe kompania më e madhe e grumbullimit të fruta-perimeve në Ballkan “Doni Fruit”. Në ditën e pare stendën e Shqipërisë dhe të ”Doni Fruit” pe kanë vizituar qindra vizitorë. Panairi ‘Fruit Logistica’ është një nga vendtakimet dhe pikënisjet e rëndësishme për marrëdhënie tregtare të qëndrueshme për frutat dhe perimet me vendet e BE-së. Panairi ‘Fruit Logistica’ është një nga vendtakimet dhe pikënisjet e rëndësishme për marrëdhënie tregtare të qëndrueshme me vendet e BE-së.

Artikulli paraprak“TË GJITHË KUNDËR RAMËS!”, GRUPI I ALIBEAJT I BASHKOHET PROTESTËS SË BERISHËS
Artikulli tjetërLINDI NËN RRËNOJAT E TËRMETIT NË SIRI, MIJËRA NJERËZ OFROHEN TË ADOPTOJNË FOSHNJËN