Kreu i PD Sali Berisha, ka zhvilluar një komunikim për mediat duke u shprehur se Shqipëria po zien nga zemërimi dhe revolta e qytetarëve të saj,.
“Qytetarët, bizneset e vogla presin me ankth të nesërmen, po zien çdo familje shqiptare për shkak të çmimeve të papërballueshme të produkteve bazë të jetesës. Çdo i ri sheh tek Edi Rama një shpresë-vrasës. Çdo pensionist qan me lot të të mjerimit sepse nuk blen do ilaçe me pensionin etj., Po zien tek qindra mijëra punonjës rrogëtarë në këtë vend që me pagë mizerabël që marrin nuk përballojnë dot as gjysmën e muajit”, tha Berisha.
Po ashtu theksoi: “Se mijëra policë dhe ushtarakë kanë paraqitur dorëheqjen. Çuçi i familjes fsheh realitetin. Gjysma e ushtarakëve profesionistë kanë dorëzuar dorëheqje dhe mbahen me detyrim për shkak të kontratës që kanë firmosur”.