Shqipëria ka siguruar edhe një tjetër miqësore. Sipas asaj që shkruan Panorama Sport, kuqezinjtë do të masin forcat me Katarin me 9 nëntor, me akordin mes palëve që tashmë është arritur.
Takimi do të luhet në Spanjë, ndërsa akoma nuk është mësuar ora në të cilën do luhet ndeshja. Kjo sfidë do të jetë një test force për Kombëtaren tonë në prag të eliminatoreve të Europianit, ku Përfaqësuesja jonë do kërkojë medoemos kualifikimin në kompeticionin madhor.
Teste të tjera që tashmë janë zyrtare për Shqipërinë janë Arabia Saudite (26 tetor, nesër), Italia (16 nëntor) dhe Armenia (19 nëntor).