Nga janari në nëntor, Shqipëria ka pritur 9.54 milionë vizitorët e huaj që kemi pritur gjatë këtij viti, thotë Kryeministri Edi Rama në publikim të shifrave zyrtare.
Përmes një video, Rama bën kalkulimin e vizitorëve ku vetëm në muajin nëntor erdhën 547 mijë turistë nga 358 mijë të vitit 2022, me një rritje 53% më shumë.
“9.54 milionë vizitorët e huaj që kemi pritur gjatë këtij viti. 547 mijë turistë të huaj që erdhën në Shqipëri gjatë nëntorit janë prova se vendi po vizitohet në çdo stinë të vitit e në çdo cep të territorit, duke u konfirmuar si një superdestinacion i turizmit gjithëvjetor e të qëndrueshëm”, shkruan Rama.
Turistët që erdhën gjatë nëntorit janë prova, thotë Rama, se vendi po vizitohet në çdo stinë të vitit dhe në çdo cep të territorit duke u konfirmuar si një superdestinacion i turizmit gjithëvjetor e të qëndrueshëm.