“Shqipëria që duam”, Rama: 800 shprehje interesi për 24 orë

Një ditë më parë, Kryeministri Edi Rama iu drejtua shqiptarëve nëpërmjet “Facebook”-ut, duke u bërë thirrje që të kontribuojnë me idetë e tyre në portalin “Shqipëria që duam”. Sot, Kryeministri reagon me një tjetër status ku bën të ditur se vetëm në 24 orët e para ka pasur rreth 800 shprehje interesi lidhur me ftesën. Por, ai kërkon të sqarojë se adresa është për këdo që mendon se ka një eksperiencë të suksesshme, në atdhe apo jashtë vendit, dhe dëshiron ta verë në dispozicion të përpjekjes së katër viteve të ardhshme për Shqipërinë që duam dhe jo adresa e një zyre postimi. “Kanë ardhur brenda 24 orësh afro 800 shprehje interesi lidhur me ftesën time të djeshme. Shumë faleminderit! Por duke parë përmbajtjen e tyre, del nevoja të sqarohet se kjo adresë nuk është adresa e një zyre për punëkërkuesit e të gjitha kategorive. Është një adresë për këdo mendon se ka një eksperiencë të suksesshme, në atdhe apo jashtë vendit, dhe dëshiron ta verë në dispozicion të përpjekjes së katër viteve të ardhshme për Shqipërinë që duam. Të gjitha rastet e tjera trajtohen nga institucionet përkatëse, sipas procedurave administrative përkatëse. Edhe njëherë faleminderit të gjithëve. shqiperiaqeduam@kryeministria.al”, shkruan Rama në “Facebook”.

Artikulli paraprakKËRKESAT PËR AZIL, SHQIPËRIA NË MESIN E 10 VENDEVE ME NUMRIN MË TË LARTË
Artikulli tjetërKONTROLL BIZNESEVE TË TURIZMIT: 50% PUNOJNË NË INFORMALITET