Me Izraelin pa tifozë? UEFA gjobiti dy herë Shqipërinë për sjelljen e tifozëve Shqipëria rrezikon seriozisht që ndeshjen e radhës ndaj Izraelit në “Loro Boriçi” ta zhvillojë me dyer të mbyllura.
Kërcënimi për këtë masë vjen nga UEFA, e cila ka gjobitur Federatën Shqiptare të futbollit në dy raste, në ndeshjen me Maqedoninë por edhe në atë me Spanjën, për flakadanët dhe tymueset të hedhura në fushë nga grupimet e tifozërive. Në një konferencë për shtyp, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit, Ilir Shulku i ka bërë thirrje tifozërive që të jenë të kujdesshme në mos përsëritjen e ngjarjeve të tilla, duke përcjellë shqetësimin që delegati i UEFA-s ka dërguar në FSHF, si paralajmërimin e fundit për të cilën jemi gjobitur, masa tjetër ndëshkimore do të jetë zhvillimi i ndeshjes pa tifozë. Kuqezinjtë do të zbresin në fushën e “Loro Boriçit” më 12 nëntor, ku do të përballen me Izraelin.