Këngëtari shqiptar Eugent Bushpepa është kualifikuar për në finalen e festivalit europian të këngës, “Eurovision 2018”. Bushpepa realizoi me sukses performancën e tij live me këngën “Mall”.
Ai këndoi në shqip dhe në përfundim i falenderoi të gjithë ata që e mbështesin. Në fillim dhe në fund të performancës pati duartrokitje të shumta, që tregonin se e kanë pëlqyer këngën.
Në finale shkuan dhe dy shqiptarët e tjerë, Ermal Meta që përfaqëson Italinë si dhe Eleni Foureira që përfaqëson Qipron.
Finalja do të zhvillohet të shtunën, më 12 maj, në Lisbonë të Portugalisë.