Ambasadori i sapoemëruar Shqipërisë në Kosovë Petrit Malaj, ka bërë me dije se Forcat e Armatosura Shqiptare do të shtojë prezencën në misionin ushtarak të NATO-s KFOR. Ambasadori Malaj, ka takuar Komandantin e Misionit të NATO-s në Kosovë, Ozkan Ulutas, me të cilën ka diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë. Pas takimit konfirmoi se rritja e numrit të ushtarakëve shqiptarë në misionin e NATO-s do ndodhë gjatë vitit 2024

“I konfirmova se Shqipëria do të vazhdojë të mbështesë KFOR-in, pasi vendi ynë e ka Kosovën në prioritetin më të lartë. Po kështu, kjo mbështetje do të vijojë pasi në vitin 2024, Shqipëria do të rrisë prezencën e saj”, shkroi Malaj pas takimit.

Ambasadori i Shqipërisë, ndër të tjera, tha se rruga e vetme për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë është ajo e dialogut. Sakaq komandanti i KFOR gjeneral major Ulutaş ka falënderuar Shqipërinë për mbështetjen që ajo i jep KFOR-it. Aktualisht Forcat e Armatosura Shqiptare po kontribojnë në misionin ushtarak te NATO-s, KFOR ne Kosove me rreth 90 ushtarakë.

Artikulli paraprak50 VITË NË SKENË, “MOND HALILI SHOW”
Artikulli tjetërILIR PANDA ZGJIDHET ZV/ANËTAR I GJYKATËS SË LARTË