Shqipëria për herë të parë është bërë pjesë e raportit “Rankimi Evropian i Inovacionit”, i cili paraqet një vlerësim krahasues të performancës së Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit të shteteve anëtare të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Shqipëria nuk renditet si një vend innovator në grupet më të zhvilluara. INSTAT bën me dije se Shqipëria ka një rankim 41,7 % krahasuar me mesataren e BE-së, duke u renditur në grupin e fundit.
Grupi i parë: Inovator Lider përfshin shtete me performancë mbi 125% të mesatares së BE-së. Në këtë grup përfshihen: Belgjikë, Daimarkë, Finlandë, Hollandë dhe Suedi.
Grupi i dytë: Inovator të Fortë përfshin shtete me performancë midis 100% -125% të mesatares së BE-së. Në këtë grup përfshihen: Austri, Qipro, Estoni, Francë, Gjermani, Ireland dhe Luksemburg.
Grupi i tretë: Inovator të Moderuar përfshin shtete me performancë midis 70% -100% të mesatares së BE-së. Në këtë grup përfshihen: Çeki, Greqi, Itali, Lituani, Maltë, Portugali, Slloveni dhe Spanjë.
Grupi i katërt: Inovator në Zhvillim përfshin shtete me performancë më të ulët se 70% të mesatares së BE-së. Në këtë grup përfshihen: Bulgari, Kroaci, Hungari, Letoni, Poloni, Rumani, Shqipëri dhe Sllovaki.