Rritja alarmante e çmimit të naftës duke arritur rekord historik në vend ku për një moment kapi shifrën 290 lekë për litër ka sjellë reagimet e shumë qytetarëve dhe analistëve në studiot televizive që kërkon që qeveria të ndërhynte në këtë situatë emergjente duke hequr taksat, akcizën e naftës, taksën e karbonit dhe atë të qarkullimit që futet në çmimin e naftës. Këto rritje të ndjeshme të çmimeve të karburanteve erdhën pas luftës në Ukrainë, ku rritja e ndjeshme u reflektuar në të gjitha vendet e botës. Shumë analistë në vendin tonë skandalizohen nga taksat që rëndojnë për rreth 45% mbi çmimin e naftës në Shqipëri , po në fakt situata është e ngjashme me shumë vende te tjera. Shembulli më të afërt e kemi me Italinë, ku furnizimin me naftë e kemi nga të njëjtat burime , pra me të njëjtin çmim dhe barrën fiskale thuajse të njëjtë, edhe pse kushtet ekonomike dhe rrogat bazë janë ndryshe mes dy vendeve.

Sipas raportit të më të fundit të Ministrisë së Tranzicionit Energjetik në Itali i datës 7 mars 2022, tregon se benzina kushton mesatarisht 1.953 euro për litër, nga të cilat 728.4 cent janë akcizë dhe 352.21 cent TVSH, nga ku rezulton se çmimi neto i benzinës ishte pak më shumë se 872.5 cent. Nga ana tjetër, për naftën kemi qenë 1.829 euro për litër, prej të cilave 617.4 cent akcizë dhe 329.8 cent TVSH, për vlerën neto prej 872.5 cent.

Ndërsa sa i përket vendit tonë, në Shqipëri akciza e naftës është 37 lekë për litër, TVSH 20 % e çmimit për litër, taksa e qarkullimit 27 lekë për litër dhe taksa e karbonit 3 lekë për litër.

Artikulli paraprakPA CERTIFIKATË VAKSINIMI NDAJ COVID DHE PA TESTE, MALI I ZI KUSHTE TË REJA PËR SHQIPTARËT
Artikulli tjetërNDRYSHOJNË RREGULLAT PËR FITIMIN E ÇMIMIT TË “TOPIT TË ARTË”, JA CILAT JANË ATO