Daniel Godelli shpallet kampion evrope .Qerimaj dy medalje
Me plot gojën në këtë rast mund të thuhet se pas vështirësive vjen lehtësimi. Daniel Godelli më në fund i ka hedhur pas krahëve shumë vështirësi duke i rikthyer si kampion në majën e Evropës. Peshëngritësi Daniel Godelli ka marrë medaljen e artë në stilin e shkëputjes në Kampionatin Europian të Peshëngritjes që po zhvillohet në Split të Kroacisë. Ishin dy peshëngritës shqiptarë që garonin paralelisht në peshën deri në 77 kg, pikërisht Daniel Godelli dhe Erkand Qerimaj. Shkodrani e nisi me 155 kg stilin e shkëputjes dhe e ngriti me sukses në provën e parë. Godelli starton me 156 kg, por në provën e parë ka dështuar. Në provën e dytë, Qerimaj ka tentuar të ngrejë 158 kg, por nuk ia ka dalë dot. Të njëjtën peshë ka provuar edhe Godelli, por sërish ka dështuar dhe u duk sikur ai u tërhoq fare në stilin e shkëputjes. Erkandi edhe në provën e tretë kërkon të ngrejë po 158 kg, por sërish nuk mundet dhe e mbyll garën në vendin e gjashtë me këtë peshë. Në fund fare ishte radha e Godellit, që me 161 kg tentoi gjithçka për gjithçka. Me vështirësi arrin ta ngrejë, por një triumf i padiskutueshëm. Flamujt kuqezi në sallë filluan të valëviteshin. Medalje ari në shkëputje, kampion Europe.Erkand Qeriam ze vendin e dyte ne stilin e shtytjet dhe te tretin ne dygaresh.