Një fitore me peshë, e dytë në histori kundër Hungarisë, e dyta radhazi pas asaj në Elbasan Arena, me golin e dytë në histori të shënuar në portën e Hungarisë që mban të njëjtin emër: Armando Broja. Pothuaj njësoj si në ndeshjen e parë. Armando Broja futet nga pankina dhe ndëshkon Hungarinë, në një ndeshje që ishte e bllokuar në 0-0 deri në atë moment. Këtë herë shkodrani i ri i Southampton shënoi edhe më herët se në Elbasan Arena, por ajo që bëri në fushë ishte fantastike. Tre herë dribloi kundërshtarin në markaturë, që me marrjen e topit, e më një diagonale kirurgjike fiksoi fitoren e Shqipërisë, në një ndeshje që vlen shumë për kualifikimin.

Edoardo Reja zgjodhi ashtu si lajmëroi duke vlerësuar gjendjen fizike e Cekici e Uzuni ishin mes titullarëve, duke e bërë Shqipërinë të llogaritur, kompakte, me presing e përshpejtime nga krahët. Uzuni ndoshta mund të kishte zgjidhur ndeshjen më herët: në tre raste sulmuesi beratas i vetëm me portierin dështoi të mundte Gulascin, ndërsa rreziku i vetëm për Berishën u stampua në shtyllë, në një episod që mund të bënte keq.

Tre pikë që e mbajnë Shqipërinë akoma në vendin e dytë, por për të siguruar pozitat në 12 tetor, në Air Albania kuqezinjtë duhet të mundin Poloninë në Tiranë. Situata është e thjeshtë, në këtë mënyrë do të kishim gjithcka në duart tona dhe nuk do të ishim të kushtëzuar nga të detyruarit për të bërë rezultat kundër Anglisë, në kohën kur ndeshjen e fundit e luajmë në shtëpi me Andorrën.

Polakët kanë në anën e tyre fitoren tronditëse 4-1 ndaj me pikë trë barabarta do të ishte Leëandoëski e të tjerët që do të kalonin në playoff. Barazimi në ndeshjen e të martës do të ishte gjithashtu kompromentues, për faktin se me skuadrat që janë 1 pikë distancë nga njëra tjetra, në sfidat e nëntorit kuqezinjtë do ti duhej të bënin tre pikë me Anglinë, për të mos lejuar parakalimin e polakëve, që në të njëjtën ditë luajnë me Andorran. Kjo hipotezë duket e vështirë por është mundësia e vetme për të ruajtur vendin e dytë, nëse nuk mundim Poloninë në ndeshjen direkte. Cdo rezultat tjetër me Anglinë (në barazimin hipotetik të kuqezinjve me polakët) do ti lejonte të besuarve të Paolo Sousës të kalonte një ose dy pikë mbi Shqipërinë, me ndeshjen e fundit që ata do ta luajnë në shtëpi me Hungarinë. Në këtë raste mbetet vetëm që magjarët të bëjnë mrekullinë në fund e të fitojnë në Varshavë, ndërsa Shqipëria të ndeshet me Andorran në Tiranë.

Artikulli paraprakRËNDOHET GJENDJA E PRESIDENTIT ÇEK, PËRFUNDOI NË SPITAL PAS NEGOCIATAVE PËR QEVERINË E RE
Artikulli tjetërJAVA E STUHISË NË SHQIPËRI, KU DO TË BJERË DËBORË SONTE DHE DITA MË E FTOHTË