KUQEZINJTË RENDITEN TË PARËT, REXHILDO ZENELI BOKSIERI MË I MIRË. Shqipëria shpallet fituese e turneut ndërkombëtar “Memorial Vllaznia 2015”. Kuqezinjtë kanë fituar dy medalje ari dhe 3 medalje argjendi duke zënë kështu edhe vendin e parë. Në këtë turne të rëndësishëm vendin e dytë e fitoi Kazakistani ndërsa e treat u rendit Gjermania. Për Shqipërinë Klevis Vrapi humbi ndaj Serge Neumann në peshën 46 kilogram. Në peshën 56 kilogram Krenar Zeneli zhvilloi një ndeshje të një niveli të lartë duke fituar në finale ndaj bullgarit Asenov.

Një ndeshje mjaft të bukur bëri edhe Rexhildo Zeneli i cili fitoi ndaj Dimitrov të Bullgarisë në peshën 60 kilogram. Alban Beqiri dhe Aleksandër Ramo humbën në sfidat finale. Në peshën 91 kilogram kosovari Armen Xhoxhaj entuziazmoi tifozët shkodran me një përballje spektakolare dhe të një niveli botëror duke duke hedhur në nokaut malazezin Prasoviç. Në fund pas kupës që Shqipëria fitoi si ekip i vendit të parë, boksieri më i mirë i takoi kuqezinjve, trofe të cilin e mori Rexhildo Zeneli. Boksieri më i mirë teknik u shpall italiani Simone Fiore. Ky triumf i Shqipërisë në memorialin ndërkombëtar rrit vlerat kësaj kombëtareje në arenën botërore të boksit.

Artikulli paraprakZEF HILA VIJON TAKIMET ME BANORË TË ZONAVE
Artikulli tjetërSHKODËR, SHPËRTHEN GRANATA NUK KA VIKTIMA