Stadiumi i Shkodrës do të jetë mikpritës i një ndeshjeje miqësore që do të zhvillojnë ekipi Kombëtar U-19 e femrave, të cilat janë të drejtuara nga trajneri Nevil Dede, ai ka filluar ditën e dielë grumbullimin e radhës në qytetin e Durresit, për të përgatitur ndeshjen miqësore me ekipin kombëtarë të Kosovës.
Kjo ndeshje miqësore do të zhvillohet në datën 4 prill, ora 12:00, në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.
Trajneri Dede ka grumbulluar plot 23 futbolliste, të cilat do të jenë në vëzhgimin e tij dhe të stafit teknik, për t’u bërë më pas pjesë e ekipit përfaqësues të femrave për Shqipërinë U-19 dhe më pas në Kombëtaren A.
Grupmosha e tyre është e datëlindjes 2000-2001-2002-2003, ku shumica e futbollisteve janë nga kampionati ynë. Pjese e kesaj liste jane edhe disa futbolliste shkodrane. Duke filluar nga Denada Avullija e Vllaznise, Elsaida Muçejani e “Juban Danja” si dhe Armela Tukaj e “AAS”.