Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta e ka nisur ditën me një anëtar të ri të kësaj force politike pas Konventës së parë të zhvilluar ditën e djeshme.

Meta shtoi se anëtari, i cili është një student informatike ekonomike erdhi me shumë dëshirë për t’u bërë pjesë e Partisë së Lirsië, ndërsa shkroi më tej se kjo forcë do jetë Partia e Rinisë sepse vendi u përket piëkrisht të rinjve.

“I lumtur ta nisja ditën sot me anëtarin më të ri pas Konventës së Parë të Partisë të Lirisë.

Kristjan Bogdani është student informatike ekonomike dhe erdhi me shumë dëshirë për t’u bërë pjesë e jona.

Partia e Lirisë do të jetë Partia e Rinisë sepse Shqipëria u përket të Rinjve!”, shkroi Meta.

Artikulli paraprakTEMPERATURA DERI NË 28 GRADË CELSIUS, PARASHIKIMI I MOTIT PËR DITËN E SOTME
Artikulli tjetërLAMTUMIRA PËR AKTORIN SHKODRAN ENVER HYSENI!