Partia Demokratike ka mbledhur sot një tryezë për çështjen e energjetikës, me një grup ekspertësh, ku i pranishëm ishte edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Ky i fundit gjatë fjalës së tij nënvizoi disa nga arsyet që e çojnë vendin drejt krizës energjetike.

Sipas tij, në kundërshtim me ligjin, hapen digat e kaskadës dhe energjia shitet shumë lirë, krahasuar me çmimin në bursë.

“Energjia, ka qenë një problem që ka qenë kardinal, tani në hijen e luftës agresionin rus ndaj Ukrainës, ka marrë përmasa edh më të mëdha. Shqipëria është vendi i vetëm në Europë që ka tre-katërfishuar çmimin e energjisë për bizneset. Dhe premton të rrisë në mënyrë absurde çmimin e energjisë për konsumatorët. Shqipëria është vendi i vetëm në Europë që takson naftën mbi 1 euro, që prodhon 1 mln ton dhe që ka dy-tre çmimeve më të larta në Europë. Sigurisht Shqipëria nuk është një ishull, por pjesë e kontinentit. Megjithatë, në rrafshin e energjisë dhe prodhimit të saj, Shqipëria është vendi që duhet të ndjente më pak se çdo vend tjetër ndikimin e mbi energjetikën e kontinentit të agresionit rus mbi Ukrainën.

Kjo pasi energjia e saj në masën 96-98 % është tërësisht ujore. Jo vetëm që është ujore, por ajo prodhohet me kosto më të ulët se në çdo vend tjetër të kontinentit. Së treti; prodhimi i energjisë në Shqipëri gjatë vitit 2021 është më i larti në rekord historik, rreth 8.9 mld kv/orë. Duke parasysh këto faktorë dhe ne qoftë se analizojmë qëndrimin në menaxhimin e rezervës ujore të kaskadës, konstaton se shkaku themelor i energjetiken në Shqipëri nuk është moti, lufta, por është plaçkitja, grabitja, vjedhja në këto sipërmarrje. Shqipëria nuk besoj se ka vend tjetër që zbraz digat në kundërshtim me ligjet e saj dhe shet energji në emër të liberalizmit të tregut me 42 euro, kur në bursë është 130 euro.”, tha Berisha.

Përfaqësuesi politik i PD-së, Lisandër Hoxha tha se çmimet me Bord vendosën në Korenë e Veriut, dhe këto e shkatërrojnë ekonominë shqiptare.

“Jam i shqetësuar për dy anije që do të vijnë të djegin lëndë në Portin e Vlorës. Por ato do të djegin turizmin në Vlorë. Kjo kontratë e dyshimtë, e cika ka kosto marramendëse, shkon deri në 70 mln euro qiraja, pa llogaritur dhe vlerën e këtyre anijeve për të prodhuar këtë sasi energjie. Me këto para mund të bënim një termonentral në Seman. Kjo nuk është krizë e luftës së Putinin, por krizë e babëzisë së Edvinit.”, tha ai.

Artikulli paraprak“E PARA NË RAJON”, RAMA PUBLIKON RAPORTIN: SHQIPËRIA NGA E 33-TA, NGJITET NË VENDIN E 17-TË PËR SHËRBIMET DIGJITALE
Artikulli tjetërBARDHAJ, DIGJEN DY AUTOMJETE, DYSHOHET E QËLLIMSHME