Gjatë natës pothuajse në të gjithë vendin ka rënë shi, duke shkaktuar mbushjen e rrugëve me ujë.

Fatmirësisht nga reshjet e shiut nuk ka pasur probleme serioze në asnjë qytet të vendit dhe të gjitha akset janë të kalueshme ditën e sotme.

Përjashtim bën Kukësi, ku reshjet e shiut kanë sjellë sërish rënie gurësh në rrugët e qarkut duke vështirësuar qarkullimin.

Prefektura Kukës në njoftimin e saj zyrtar thotë se si rezultat i kushteve të motit në bashkitë e Qarkut Kukës situata aktualisht është e qetë dhe nuk ka situatë emergjente.

“Rrugët nacionale janë të qarkullushme normalisht, ka patur rënje inertesh në segmente të ndryshme, por firmat kontraktore po punojnë për mbajtjen në gatishmëri të tyre. Rrugët bashkiake janë të qarkullushme normal”, thuhet në njoftimin e Prefekturës Kukës.

Ndërkaq reshjet e shiut gjatë natës së shkuar kanë shkaktuar mungesë të energjisë në disa fshatra të Bashkisë. Sipas prefekturës, defekte ka patur në linjën Zapod-Shishtavec dhe në linjën e furnizimit të fshatit Vilë të Njësisë Administrative Bushtricë.

“Nga OSHEE është punuar për eleminimin e difekteve dhe aktualisht furnizimi me energji elektrike është normal në të gjithë Qarkun Kukës”,thuhet në njoftimin e Prefekturës Kukës.

Në Elbasan i vetmi problem është mungesa e energjisë elektrike në Renjë të Librazhdit dhe Rrase të Belshit.

Në Korçë shiu a qenë me intensitet mesatar ku sasia e rreshjeve ka qenë rreth 74 mm. Nga informacionet e dërguara nga strukturat përgjegjese, situata aktuale në të gjithë territorin është e mirë.

Me përjashtim të disa problemeve që janë shkaktuar në ndërprerjen e energjisë elektrike në disa fshatra te njësia administrative Pojan, zi Zemblak, Burimas, Zvezde te cilat kanë marrë energji rreth orës 01:30. Aktualisht pa energji jane disa fshatra te njësisë administrative Lekas, ku nga OSHEE janë nxjerrë grupet e punës në terren për eleminimin e defekteve.

Artikulli paraprakTONIGHT – SENIDA MESI
Artikulli tjetërDITËLINDJA E DRITËRO AGOLLIT, META: E KUSH DO TA MENDONTE SE NË ADMINISTRATËN SHTETËRORE, DO GJENIM ENDE ZYLON EDHE DEMKËN