Kryeministri Edi Rama ka publikuar një statistikë të ecurisë së turizmit në vendin tonë. Krahasuar me vitin që lamë pas, Shqipëria arriti një vit të mbarë dhe të frytshëm për sa i takon turizmit duke mikpritur flukse të reja nga e gjithë bota.

Kryeministri nënvizon se ka pasur 4 herë më shumë vizitorë nga Spanja, 97,1% më shumë nga Britania, 3 herë më shumë nga Holanda, dyfishim nga Holanda nga Sllovenia e vendet skandinave.

“2022 një vit i mbarë për turizmin, duke vijuar trendin rritës krahasuar me vitin 2021, ndërsa shënoi edhe flukse të reja turistike që iu shtuan mysafirëve që ne si vend mikpresim çdo vit

Rreth 4 herë më shumë vizitorë nga Spanja

97,1% më shumë vizitorë nga Britania

Rreth 3 herë më shumë vizitorë nga Holanda

Më shumë se dyfishim i vizitorëve nga Sllovenia

Dyfishim i vizitorëve që vijnë nga vendet skandinave”- shkroi Rama.

Artikulli paraprakVUÇIÇ I TËRBUAR ME BE-NË, BOJKOTON “6 DHJETORIN”: NUK SHKOJ NË TIRANË
Artikulli tjetër“RRËZIMI I KOMBIT GJERMAN TË FUTBOLLIT”. TABLOIDI “BILD” KRITIKON ASHPËR FEDERATËN DHE SKUADRËN