Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka reaguar pas miratimit të ligjit të gjuhës shqipe në Maqedoni duke e cilësuar si një akt të rëndësishëm historik e me rëndësi madhore.
Kreu i shtetit shqiptar shprehet se miratimi i ligjit ka rëndësi jo vetëm për shqiptarët, por edhe për të ardhmen e Maqedonisë.
“Përshëndes vendosmërinë për miratimin e ligjit të përdorimit të gjuhës shqipe nga Parlamenti i Maqedonisë, si një akt i rëndësishëm historik e me rëndësi madhore, jo vetëm për shqiptarët por edhe për të ardhmen europiane të Maqedonisë. Urime!” shkruan Meta në Facebook.
Ligji për gjuhën shqipe u miratua ditën e sotme në Maqedoni me 64 vota pro, opozita nuk mori pjesë në votim, ndërsa u shënua edhe një incident, pasi ish-kryeministri Gruevski u përplas me kryetarin e Kuvendit, Xhaferi.
Gjuha shqipe në Maqedoni, PD:Hap para për klimë bashkëjetesePartia Demokratike ka përshëndetur miratimin e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe nëMaqedoni.
Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, PD thekson se ky votim është një hap përpara në krijimin e një klime të mirë bashkëjetese midis komuniteteve etnike në Republikën e Maqedonisë.
“Partia Demokratike përshëndet votimin në Parlamentin e Maqedonisë të ligjit të gjuhës shqipe. Ky votim është nje hap përpara në krijimin e një klime të mirë bashkëjetese midis komuniteteve etnike në Republikën e Maqedonisë.
Partia Demokratike përshëndet faktorin politik shqiptar në Maqedoni dhe nxit e inkurajon bashkëpunimin politik mes tij për realizimin e të gjitha detyrimeve që rrjedhin nga zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit.
Partia Demokratike mbështet një Maqedoni stabile dhe të integruar në strukturat euroatlantike si interesi më i mirë i stabilitetit dhe përparimit të rajonit drejt integrimit europian dhe euroatlantik” mbyllet reagimi i PD.
Ligji për gjuhën shqipe u miratua ditën e sotme në Maqedoni me 64 vota pro, opozita nuk mori pjesë në votim, ndërsa u shënua edhe një incident, pasi ish-kryeministri Gruevski u përplas me kryetarin e Kuvendit, Xhaferi.
Shqipja në Maqedoni, Bushati: Triumfmbi pengesat dhe politikën e vjetër.Miratimin e ligjit për gjuhën shqipe në Maqedoni, ministri Ditmir Bushati e vlerëson si një hap përpara për demokratizimin e forcimin e rrugës euroatlantike të vendit fqinj.
Shefi i diplomacisë shqiptare thotë se ‘Finalizimi i kësaj sipërmarrje të vështirë dhe këmbëngulja e demonstruar pavarësisht pengesave të panumërta është dëshmi e pjekurisë politike dhe mirëkuptimit ndëretnik’.
Ky ligj, sipas Bushatit garanton një akses më të mirë e më të drejtë në shërbime dhe një përfshirje të shqiptarëve në mirëqeverisje, politikat zhvillimore dhe ndërtimin e një shoqërie të hapur, pa mure ndarëse, e të bazuar në vlerat evropiane.
Ligji për gjuhën shqipe u miratua ditën e sotme në Maqedoni me 64 vota pro, opozita nuk mori pjesë në votim, ndërsa u shënua edhe një incident, pasi ish-kryeministri Gruevski u përplas me kryetarin e Kuvendit, Xhaferi.