Presidenti Ilir Meta ka kujtuar 6 vjetorin e vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri.

Ndërsa ka shpërndarë një video me mesazhin e Atit të Shenjtë që la gjatë vizitës në vendin tonë, Meta thotë thotë se është koha të mos i harrojmë këto porosi.

Meta: Në 6-vjetorin e vizitës së Tij historike në Shqipëri, të mos harrojmë porositë e mençuara të Papa Françeskut: “Shqiponjat nuk e harrojnë folenë, por fluturojnë lart. Kam parë kaq shumë të rinj, ndaj ju lutem mbajini ata në Atdheun e tyre dhe Shqipëria të shpëtojë nga dimri demografik”.

Të bëjmë gjithçka që shqiponjat të qëndrojnë e të kthehen në folenë e tyre, dhe Shqipëria të ngrihet lart, atje ku e meritojnë ëndrrat dhe sakrificat e shqiptarëve, si një vend plotësisht demokratik, i respektuar dhe me dinjitet në Europë.

“Duhet bërë gjithçka për të shtuar shpresën për rininë tonë, sepse ‘Ku ka rini, ka shpresë”, – tha Papa Françesku në Tiranë.Koha nuk pret më!Të kthejmë shpresën për rininë dhe për të gjithë shqiptarët!

21 shtatori 2014 shënoi vizitën e parë të Papa Franceskut në Shqipëri, duke u cilësuar si një moment historik për vendin tonë.

Mijëra pelegrinë nga gjithë trevat Shqipëria, por edhe Ballkani u mblodhën atë ditë në Tiranë për të marrë bekimin e Atit te Shenjtë.

Duke e bekuar tokën e shqiponjave nga sheshi që mban emrin e shenjtësores “Nënë Tereza” Papa përcolli mesazhin ndaj të rinjve për të ndërtuar një botë më të mirë mbi gjurmët e parardhësve dhe martirëve.

“Fluturoni lart, shqiponja nuk e harron folenë”

Artikulli paraprakNDIHMËS ANESTEZISTI GJENDET PA SHENJA JETE NË HOLLIN E SPITALIT PRIVAT
Artikulli tjetërPS SHKODER, ILIR BEQAJ: SYNOJME 5 DEPUTETE